E dhimbshme: Ky është 55 vjeçari që vdiq në aksidentin në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë

 

 

Gjatë mëngjesit të sotëm ndodhi një aksident i rëndë mes një kamioni dhe një veture në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë, ku për pasojë la një person të vdekur, raporton Prishtina Sot.

Sinjali ka mësuar se personi që vdiq sot në aksidentin e rëndë është Agron Zhigolli rreth 55 vjeçar.

Gjithashtu, Gazeta ka siguruar edhe fotografinë e viktimës:

Lajmin për vdekjen e 55 vjeçarit për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se aksidenti ka ndodhur në fshatin Doberllukë dhe se një person ka vdekur në vendngjarje.

“Rreth orës 12:00 ka ndodhur një aksident trafiku mes një kamioni dhe një veture. Si pasojë e aksidentit, shoferi i veturës ka vdekur në vend”, tha Zahiti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d