Policia ka nisur hetimet për një vdekje të dyshimtë që ka ndodhur mbrëmë në Dragash, ku një person është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal në Prizren, raporton Gazeta Prishtina Sot.
Sinjali mëson se viktima është Adner Berisha, 37-vjeçar nga fshati Buqe i Dragashit.
I ndjeri është dërguar me autoambulancë në Emergjencë dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se ai ka ndërruar jetë.
Momentalisht nuk dihen shkaqet e vdekjes dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Ndryshe, rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Në Spitalin Rajonal të Prizren është sjellë pa shenja jete një mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.