E dhimbshme: Ky është 35-vjeçari që humbi jetën në Shtime, u gjet në gjendje të rëndë në afërsi të një lumi

 

 

Një rast i rëndë ka ndodhur të martën në një familje nga fshati Mollopolc i Shtimes, ku një 35-vjeçar u gjet i vdekur në afërsi të një lumi. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në Spitalin Rajonal të Ferizajt, ndërsa Policia ka nisur hetimet, raporton Gazeta Prishtina Sot.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije për Sinjalin se i riu që humbi jetën është Arben Salihu, i cili u dërgua në këtë qendër pa shenja jete.

35-vjeçari u gjet nga vëllai i tij, në afërsi të lumit të fshatit, në gjendje të rëndë shëndetësore dhe fillimisht u dërgua në  QKMF e  më pas në spital – ku fatkeqësisht u konfirmua vdekja e tij.Trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion, teksa akoma nuk dihet shkaku dhe rrethanat në të cilat ka vdekur i riu.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Ferizaj.

“Viktima mashkull kosovar është dërguar në  QKMF-Shtime e më pas  në emergjencën e Ferizajt, nga ku është konfirmuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”./Prishtina Sot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d