E dhimbshme: Kjo është policja që dyshohet se i dha fund jetës në shtëpinë e saj në Gjilan

 

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjilan, ku një zyrtare policore është gjetur sot pa shenja jete dhe dyshohet se ka bërë vetëvrasje, raporton Gazeta Sinjali.

Lexuesit kanë bërë me dije se viktima është Lumnije Dervodeli Borovci, e cila qe një kohë të gjatë ka vuajtur nga një sëmundje.

Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia Rajonale në Gjilan.

“Ju informojmë se sot më 14.05.2024 rreth orës 11:44 Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë se një pjestare e PK-së rreth 46 vjeqare dyshohet se ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e saj ne Gjilan. Patrulla eshte nisur menjeher ne ate drejtim, gjithashtu edhe njesitet tjera relevante. Për informata tjera ju njoftojmë.”

Sinjali ka kontaktuar edhe kryeprokurorin e Gjilanit, i cili tha se akoma është herët të deklarohen për rastin, por që bëri të ditur se Policia dhe prokurori kujdestar ndodhen në vendin e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d