E dhimbshme: Kjo është gruaja që dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj në Pejë

 

 

Një rast tragjik ka ndodhur në Pejë mëngjesin e sotëm, ku një burrë dyshohet se e ka vrarë gruan e tij, raporton Prishtina Sot.

Prishtina Sot ka mësuar ekskluzivisht se burri që dyshohet se vrau gruan e tij është Edmond Lajqi. Ky krim që tronditi Pejën dyshohet se ndodhi në banesën e çiftit. Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Pejës Agim Kurmehaj, i cili njoftoi se i dyshuari është arrestuar.

Trupi i pajetë i viktimës akoma nuk është tërhequr nga vendi i ngjarjes.

Kurmehaj tha se ende s’dihen motivi dhe detajet e tjera.

Gazeta do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d