Një vajzë e re ka humbur jetën mbrëmë në fshatin Gërmovë të Vitisë, pasi e njëjta dyshohet se u aksidentua me një autobus, raporton Gazeta Prishtina Sot.
Sinjali mëson se viktima është Jehona Sylejmani.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ku bëhet e ditur se viktima ka humbur kontrollin mbi automjet dhe më pas është përplasur me një autobus që po lëvizte në kahjen tjetër të rrugës.
“Një femër kosovare ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka humbur kontrollin mbi veturën që e drejtonte, duke u përplasur frontalisht me një autobus që po lëvizte në kahjen tjetër të rrugës. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor ku nga mjekët është konstatuar se ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë./Prishtina Sot/