E dhimbshme: Humb jetën në QKUK i riu që u lëndua rëndë në aksidentin në Celinë

 

 

Pas 10 ditësh trajtim në QKUK, ka humbur jetën njëri nga tre të lënduarit në aksidentin e rëndë në fshatin Celinë në Rahovec, raporton Gazeta Prishtina Sot.

Gazeta mëson se bëhet fjalë për 23-vjeçarin Arbër Shala, i cili nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq sot. Nga ky aksident lëndime të rënda kishin marr dy personat që gjendeshin në veturë dhe shoferi i kamionit.

Ata pas lëndimit u transferuan me autoambulancë për në QKUK për trajtim – njëri nga tre të lënduarit u nda nga jeta sot. Pasi është konfirmuar vdekja e tij, me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d