E dhimbshme: Fëmija 3-vjeçar nga Rahoveci vdes pasi dërgohet në gjendje të rëndë në spital

 

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në mbrëmje në Spitalin Rajonal në Gjakovë, ku një fëmijë humbi jetën. Lidhur me rastin tashmë është njoftuar edhe Policia e Kosovës, raporton Gazeta Prishtina Sot.

Siç merr vesh Sinjali, familja e vogëlushit nga Rahoveci e dërguan fëmijën në gjendje të rëndë shëndetësore në spital. Fatkeqësisht, 3-vjeçari nuk arriti të mbijetojë përkundër intervenimeve të mjekëve dhe ndërroi jetë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në spital, teksa edhe Policia është vënë në dijeni.

Akoma nuk dihet nëse është iniciuar hetim dhe cilat janë detajet tjera të këtij rasti të trishtë.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d