E dhimbshme: 52-vjeçari gjendet pa shenja jete në Malishevë, Policia nis hetimet

 

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Bellanicë të Malishevës, ku një person është gjetur pa shenja jete në afërsi të një lokali. Gazeta mëson se viktima është Hysen Zogaj, 52-vjeçar.

Burimet e Gazetës brenda Emergjencës kanë bërë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi 52-vjeçari ishte gjetur pa ndjenja dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetën. Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’ dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Prishtina Sot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d