E bleu armën e vjedhur të zyrtarit të AKI-së, paraburgoset i dyshuari – deklarohet Prokuroria në Prizren

 

 

Është dorëzuar në polici personi i cili dyshohet se e bleu armën e vjedhur të zyrtarit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), më 24 shkurt në Prizren.

Ai tashmë gjendet në ndalim policor për 48 orë.

Kështu ka konfirmuar për Paparacin zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Fitore Mehmeti.

“Referuar kërkesës tuaj për informacione, Prokuroria Themelore në Prizren, ju njofton se personi i dyshuar me inicialet H.B., gjendet në ndalim 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale: “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale” nga neni 333, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thotë Memeti për Paparacin.

Ndaj, të njëjtit Prokuroria, brenda afatit ligjor do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Kujtojmë se para disa ditësh shtëpia e zyrtarit të AKI-së në Prizren kishte qenë cak i hajnave. Aty ishin vjedhur arma zyrtare dhe dokumentet personale.

Mirëpo i dyshuari, ishte arritur që të arrestohet nga policia pa kaluar as 24 orë.

Dyshohet se ky ia kishte shitur armën zyrtare një personi tjetër, i cili u dorëzua tek autoritetet gjatë ditës së djeshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d