Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkodër, ku një nënë 39 vjeçare dyshohet se është vetëmbytur në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj pas dhunës së bashkëshortit.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat bën me dije se familja e Ergys Arrazit, bashkëshortit të 39 vjeçares, ka një biznes privat, servis celularësh në qendër të Shkodrës.
Ndërsa 39 vjeçarja, Alma Arrazi nuk punonte pasi kujdesej për 3 fëmijët e vegjël. Së fundmi, bashkëshorti Erdgys Arrazi merrej edhe më importin e makinave kryesisht nga Koreja e Jugut.