Faton Hajrizi dyshohet se është arrestuar para pak minutash në zonën kufitare mes Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës.
Gazeta ka kontaktuar familjen e tij, për të mësuar më shumë rreth këtij rasti.
“Ju lutem nuk kemi çfarë t’iu themi aq sa dini ju, dijmë edhe ne .. po qarkullojnë lajme të ndryshme në rrjete sociale e media, krejt çka dini ju dijmë edhe na”, ka thënë për IndeksOnline një familjare e Hajrizit përmes telefonit.
Dyshohet se Hajrizi ka rezistuar deri në fund të aksionit për kapjen e tij. Poashtu, dyshohet se arrestimi i tij ka ndodhur në afërsi të Bijelinës, në një restorant në rrugën Raçanska. Rreth 200 forca policore kanë qenë të përfshira në kapjen e tij. Hajrizi dyshohet se mbrëmë ka vrarë një polic serb dhe e ka plagosur një tjetër.