Dyshohet se e kishte ndezur zjarrin në Komunën e Tetovës, arrestohet kosovari në Maqedoni të Veriut

 

 

Dje në orën 20:15 në rrugën “Marshall Tito” në Tetovë, policia e Maqedonisë së Veriut e ka arrestuar një kosovar me vendbanim të përkohshëm në Shkup.

Ai dyshohet se një ditë më parë e ka ndezur zjarrin në bodrumin e Komunës së Tetovës. I dyshuari është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës, raporton Tvklan MK.

Kujtojmë se nga zjarri në Komunën e Tetovës është dëmtuar një pjesë e arkivit dhe materialeve zgjedhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d