Dyshime për sasi të lartë të manganit në Badoc – IKSHPK-ja merr mostrat për testim, rezultatet dalin sot

 

Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike është duke e testuar ujin e Badocit, nëse në të ka vlera të shtuara të manganit. 

Nga IKSHPK-ja kanë thënë se rezultatet e mostrave të marra deri më tani kanë treguar se nuk ka vlerë të shtuar të manganit mbi standardin e paraparë.

Por ata kanë thënë se të mërkurën sërish kanë marrë mostra dhe se rezultatet do të dalin sot.

Liqeni i Badocit furnizon me ujë të pijshëm 20 për qind të kryeqytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d