Liqeni artificial i Ujmanit që gjendet në veriperëndim të vendit, tash e një kohë po frekuentohet edhe nga kosovarët për t’u freskuar. Nga pushtetarët ky frekuentim i qytetarëve po shfrytëzohet edhe për poena politik. Por, një detaj që ra në sy, ishte se si teksa “pushuesit” notojnë, sipas urës për sigurinë e tyre po kujdeset Njësia Speciale.
Për këtë, Gazeta ka kontaktuar ekspertin e sigurisë, Drizan Shala për ta pyetur se sa të sigurt janë qytetarët që po e frekuentojnë atë anë.
Shala thotë se Policia është duke e kryer punën e vet, dhe që po kujdeset për sigurinë publike.
“Në lidhje me vizitat që janë duke u zhvilluar në Liqenin e Ujmanit, bazuar në konturat e sigurisë në atë komunë që përcaktohet territorialisht liqeni, Policia e Kosovës ka ndërmarr veprime konkrete operative duke mbarë-vajtur edhe sigurinë publike por edhe atë nacionale me prezencës e tyre në pikët neurologjike të asaj pjese qoftë në rrugë qoftë në liqen”, tha ai për Insajderin.
Sipas tij, sërish duhet të ketë kujdes sepse siguria në atë anë është e brishtë.
“Qytetaret e Kosovës është mirë që janë duke vizituar liqenin dhe shohin të mirat natyrore që mbizotërojnë në atë hapësirë por do të duhet të jene të vëmendshëm që ende siguria është e brishtë dhe mund të marr devijim negative në rast se bëjnë veprime që i vejnë në pozitë të vështirë institucionet e sigurisë së vendit në atë pjesë”, u shpreh Shala.
Eksperti i sigurisë theksojë se mekanizmi që është përgjegjës për ujërat ashtu siç ka vepruar më liqenin e Badovcit , Dukagjinit, Bakllavës do të duhej të veprojnë edhe me Liqenin e Ujmanit.
Ekipi i Insajderit përgjatë së dielës ka qëndruar në Liqenin e Ujmanit, ku prezent janë parë edhe Policia e Kosovës. Më saktësisht, Njësiti Special i forcave të rendit dhe sigurisë mbi Urën e Ujmanit.
Teksa iu janë lutur mediumit të mos xhirojnë, pjesëtarë të njësitit special kanë thënë prapa kamerave për Insajderin se kanë dalë të incizojnë me dronë nga atje.
Pjesëtarët e Njësitit Special u panë me armë të gjata dhe një autoblindë duke qëndruar mbi urë, teksa poshtë freskoheshin kosovarët.
Qytetarët prezentë që po freskoheshin në Ujman në deklaratat e tyre për Insajderin u shprehën falënderues ndaj Kurtit për “shtrirje të sovranitetit”.
Deri më tani, as Policia e Kosovës e as Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka dalë me ndonjë qëndrim për të treguar qëllimin e prezencës së Njësisë Speciale mbi urën e Ujmanit.
Liqeni i Ujmanit përdorët për ftohje të termocentraleve në Obiliq, për furnizim me ujë për disa komuna si dhe për ujitje në disa rajone të Kosovës. Në rast të thatësisë, uji nga Ujmani përdoret për mbushje të dy liqeneve afër Prishtinës, atij të Batllavës dhe Badovcit.