Ndihmës-Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien dhe Drejtoresha e Përgjithshme për Evropën në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme Angelina Eichhorst, pritet të vijnë sot në Prishtinë.
Ndonëse presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ndodhet jashtë vendit, dyshja O’Brien dhe Eichhorst takimin pritet ta zhvillojnë me kryeministrin Albin Kurti.
O’Brien dhe Eichhorst dje ishin në Serbi ku u takuan me presidentin serb Aleksandar Vuciq.
Vuçiq tha se në takimin që pati u diskutua edhe për Kosovën dhe sa i përket dialogut të vazhdojë me mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së.
“Kemi shkëmbyer mendime edhe për rolin e Serbisë në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë. Me bashkëbiseduesit u njoha në detaje për situatën në Kosovë dhe shpreha shqetësimin e thellë për sfidat me të cilat populli serb përballet çdo ditë. Theksova nevojën për një angazhim më të madh të SHBA-së në këtë çështje, pasi që një mbështetje më e fortë dhe pjesëmarrje më aktive e Shteteve të Bashkuara mund të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, tha ai.