Dy ora Rolex në vlerë 20 mijë euro dhe disa Iphone u kapen nga Dogana në Aeroportin e Prishtinës

 

 

Në kuadër të kontrolleve të rrepta nga Dogana e Kosovës, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, janë zbuluar disa raste të veçanta të tentativave për të shmangur deklarimin e mallrave me vlerë.

Gjatë ditës së djeshme, zyrtarët doganorë kapën 11 telefona të mençur të markave të ndryshme të padeklaruar, me vlerë totale prej 12,950.94 euro.

Po ashtu, në të njëjtën datë, u iniciua një kundërvajtje për laptop të padeklaruar, me vlerë 1,558 euro.

Gjithashtu në njoftim thuhet se sot në mengjes, gjatë kontrollit të bagazheve në zonën e kanalit të gjelbër, dogana kap dy ora dore të markës Rolex, secila me vlerë të deklaruar prej 10,450 €, për një vlerë totale prej 20,900 €.

“Zbulimi u bë duke aplikuar parimet lokale të selektimit të udhëtarëve. Te gjitha mallrat I janë nështruar sekuestimit deri ne perfundimin e procedurave Doganore, si dhe palet e involvuara jane gjobitur në pajtushmeri me Kodin Doganor. Vlera e mallrava të zbuluara arrinë në mbi 30000 mije euro”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar për të siguruar mbikëqyrje të plotë të kufijve dhe për të luftuar kontrabandën, me qëllim të mbrojtjes së ekonomisë dhe sigurisë publike të vendit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d