Dy fëmijë janë lënduar sot nga goditja që kanë pësuar nga një veturë në lëvizje në Komoran.
Vetura raportohet që i ka goditur në krahror fëmijët dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Siç raportohet rasti ka ndodhur sot rreth orës 14:00 ku fëmijët kanë marrë trajtimin e nevojshëm në Qendrën e Mjekësisë Familjare.
Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin që të verifikojnë përgjegjësit e rastit në fjalë.