Duka: Jemi jashtë EURO 2024, por duhet të jemi krenarë për çfarë bëmë në Gjermani

 

 

Pas eliminimit të Shqipërisë në fazë e grupeve të Europianit, Gjermani 2024, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka u shpreh se duhet të jemi krenarë.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i FSHF-së thekson se duhet të jemi krenar për shumë arsye, mes të cilave që mbushëm sheshet dhe rrugët në Gjermani duke shpërndarë dashuri.

Faleminderit!

Jemi jashtë Euro 2024, pas tre ndeshjesh në një grup me skuadra si Italia, Kroacia e Spanja, por duhet të jemi krenarë. Duhet të jemi krenarë që djemtë na sollën në këtë Europian, duhet të jemi krenarë për atë që dhanë në fushë, duhet të jemi krenarë që u dhamë bukuri tribunave me ngjyrat tona kuqezi, që mbushëm rrugët dhe sheshet në Gjermani duke shpërndarë shumë dashuri, përmes sportit më të bukur në botë, futbollit.

Faleminderit futbollistëve, stafit teknik dhe të gjithë tifozëve për këtë Europian!”-shkruan Duka.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d