“Duhet të fitojmë ndaj Le Havre”, Edon Zhegrova: Më pas mendojmë për Real Madridin!

 

 

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova u paraqit sot në konferencë për media para ndeshjes në Ligue 1 ndaj Le Havre.

Zhegrova u pyet për Real Madridin, ku do ta ketë kundërshtar në UEFA Champions League, por futbollisti kosovar nuk foli shumë për këtë takim, pasi me rëndësi njëherë është përballja ndaj Le Havre, shkruan Indeksonline

“Duhet të fokusohemi vetëm në një ndeshje. Personalisht këtë e bëjë, ndeshje pas ndeshje, nuk mendoj shumë për tjera. Takimi ndaj le Havre është shumë më i rëndësishëm për ne. Të gjithë jemi të fokusuar në këtë takim, ne duam të fitojmë. Pastaj mund ta presim ndeshjen ndaj Real Madridit me padurim”, u shpreh Zhegrova.

Kujtojmë që ndeshjen e kaluar, Lille barazoi 3:3 ndaj Strasbourgit edhe pse skuadra e tij ishte duke kryesuar 2:0 me dy golat e kosovarit.//Indeksonline//

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d