Përpjekjet e pushtetit për ta kaluar Kodin Civil nuk do të jenë edhe të lehta, pasi kundërshtitë që do të hasë Qeveria për këtë Projektligj janë të mëdha. E deputetët që kanë votuar kundër herën e parë, zotohen se do ta bëjnë të njëjtën sa herë se sillet për votim në Kuvend.
Një ndër deputetet që konsiderohet më e ashpër në këtë drejtim, Duda Balje, thotë për Ekonomia Online se një projektligj të tillë nuk do ta votojë asnjë herë.
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, Duda Balje, thotë për Ekonomia Online se kundër do të votojë saherë që sjellët në Kuvend ky projektligj.Madje, beson se të njëjtën do ta bëjnë edhe deputetët që kundërshtuan herën e parë.
“Shpresoj se jo se unë mendoj se është, shumë herë kam fol për këtë dhe vërtetë unë nuk e ndryshoj qëndrimin tim prej fillimit kam thënë se ne nuk jemi gati për këtë dhe tash mendoj njëjtë. Nuk e votoj këtë. Asnjë fe nuk e lejon këtë, vërtetë është se shumica janë me fe islame dhe unë nuk e besoj se asnjë që ka fe si mysliman nuk ka me e leju këtë dhe nuk ka me marr më të mirë por prapë se prapë ne si politikanë, unë duhet me fol se ne jemi shtet laik pa marr parasysh fenë e cila është për mua shumë e rëndësishme unë edhe me e lënë fenë anash unë prapë mendoj se nuk është mirë dhe unë mendoj e kryeministri nëse ka vendos tash me e bë këtë mendoj se është gabim sepse nuk jemi gati as nuk besoj se kemi vota të mjaftueshme brenda sallës dhe unë mendoj se ne deputetë të cilët kemi qenë kundër herën e parë nuk e besoj se asnjë deputet ka ndryshu qëndrim”, u shpreh Balje, teksa nuk e sheh si kushtin kryesor që Kosova të anëtarësohet në Bashkim Evropian.
“Nuk e di por duhet me këqyr si je brenda shtetit, qysh është disponimi brenda shtëpisë, pastaj me këqyr edhe jashtë shtëpisë edhe nëse është kusht ne kemi shumë kushte me qenë pjesë e Evropës dhe unë nuk besoj se është kushti kryesor sepse shumica e shteteve në Evropë nuk e kanë pranuar këtë në mënyrën e qysh na po dojmë me e bë”, Duda Balje.