Dua Lipa flet për Kosovën në revistën e famshme: Nuk është vetëm një vend i shkatërruar nga lufta, ka shumë më shumë

 

 

Ylli i muzikës botërore Dua Lipa ka folur për revistën Time për fëmijërinë e saj në Kosovë.

Lipa ka lindur në vitin 1995 në Londër dhe në moshën 11-vjeçare u shpërngul në Kosovë me familjen e saj. Ajo u kthye shpejt në Angli për të vazhduar karrierën e saj muzikore.

“Jam nga dy vende në të njëjtën kohë”, është shprehur këngëtarja e cila ka marrë nënshtetësinë shqiptare dy vite më parë.

“Kur njerëzit mendojnë për Kosovën, nuk dua që ata të thonë: ‘Oh, Kosovë e shkatërruar nga lufta’. Ka shumë më tepër,” përshkroi ajo, duke shtuar se ajo dhe babai i saj po bëjnë një festival në Prishtinë.

“Njerëzit në mbarë botën vijnë dhe shohin se sa është ndryshe nga ajo që presin. Qoftë interpretues nga e gjithë bota apo fansa nga vendet fqinje. E di që kur kam jetuar në Kosovë, asnjë nga këngëtarët e mi të preferuar nuk ka ardhur atje. Është një ëndërr për mua është t’ua siguroj fëmijëve që jetojnë atje”, tha ajo.

Ajo më herët kishte deklaruar se nuk do të kishte arritur kurrë të bëhej këngëtare nëse nuk do të ishte larguar nga shtëpia e saj në Kosovë si adoleshente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d