Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter goditi sot Turqinë qendrore, raporton Instituti Evropian Sizmologjik Mesdhetar (EMSC).
Tërmeti ndodhi në një thellësi prej tetë kilometrash, shton EMSC.
Epiqendra e tërmetit ishte 19 kilometra në verilindje të qytetit të Turhal, ku jetonin rreth 110,000 banorë.
Deri më tani nuk ka informacione për dëme të mundshme materiale.