Drejtori i Emergjencës detaje për të plagosurit: Tre po trajtohen nga ekipet e anestezionit dhe kirurgjisë

 

 

Pesë të plagosurit që pësuan lëndime nga armët e zjarrit në konfliktin e mbrëmshëm mes grupeve Sekiraqa dhe Capat, në lagjen Aktash në Prishtinë po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

DrejtorI në Klinikën Emergjente, Naser Syla, ka folur për pesë të lënduarit që u dërguan në këtë qendër.

Siç njoftoi Syla, tre nga të plagosurit janë duke trajtuar nga ekipet e anestezionit dhe kirurgjisë, ndërsa 2 janë pranuar në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtutjeshëm.

Premtim Gashi i familjes Capat mbeti i vrarë në vendin e ngjarjes, ndërsa akoma nuk ka një konfirmim zyrtar për gjithë rastin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d