Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë e denoncon një edukatore, detaje nga rastit i ngacmimit

 

 

Drejtoresha për Arsim, Shkencë dhe Teknologji në Komunën e Gjakovës, Eranda Kumnova – Baçi, para disa ditësh e ka kërkuar ndihmën e Policisë, duke e denoncuar një edukatore të një institucioni parashkollor në Gjakovë. Si rezultat, Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit tashmë kanë nisur hetimet dhe është iniciuar rasti.

Siç merr vesh Sinjali, drejtoresha Kumanova Baçi, ia ka mësyrë Policisë pasditen e së premtes, ku ka raportuar rastin dhe ka dhënë detajet e konfliktit që ka nisur nga edukatorja në fjalë, tashmë e dyshuar. Në bazë të informacioneve të para, rasti dyshohet se lidhet me akuzat e të dyshuarës, edukatore e çerdhes “Ganimete Tërbeshi” e cila po pretendon se po tentohet që ta largojnë nga puna padrejtësisht.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se sipas asaj që dihet deri më tash, e dyshuara ndodhet në pushim mjekësor, pasi ndaj saj është lëshuar një raport nga psikiatri.

Bazuar në dëshminë e drejtoreshës, të dhënë para hetuesve policorë, e dyshuara disa herë e ka shqetësuar, duke i lënë mesazhe të ndryshme për shkak të mosmarrëveshjet që kanë mes vete.

Sinjali mëson se ndër të tjera, edukatorja i është drejtuar drejtoreshës me fjalët si “Sherrin ke me ma pa, folim unë e ti…” dhe mesazhe të tjera, që e shtynë viktimën ta raportojë rastin.

Policia është vënë në lëvizje dhe ka siguruar prezencën e të dyshuarës, e cila më pas është intervistuar lidhur me rastin.

Ndaj saj, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit në drejtim të veprës penale “Ngacmimi”.

Gazeta Sinjali ka tentuar disa herë të kontaktojë drejtoreshën Kumanova – Baçi, por numri kontaktues i zyrës dhe numri personal i saj kanë qenë të paqasshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d