“Drejtësi për Liridonën”! Me pankarta në duar dhe fotografi të Liridona Murselit, dhjetëra qytetarë kanë marshuar para Ambasadës së Kosovës në Shqipëri. Nisur nga vrasja e Liridona Ademajt gjatë një grabitjeje të inskenuar nga bashkëshorti i saj pak ditë më parë në Prishtinë kanë bërë thirrje kundër vrasjes së vajzave apo grave.
Skënder Durmishi, ambasador i Kosovës në Shqipëri i është bashkuar marshimit protestë të organizuar nga shoqëria civile.
“Dola t’ju takoj para derës së ambasadës dhe t’ju falënderoj për ndjesinë që tregoni për një rast që ka tronditur Kosovën. Nisma juaj është për t’u përkrahur dhe thirrjet tuaja për çdo grua të dhunuar dhe për çdo shkelje të ligjit. Ashtu si edhe ju kërkoj që drejtësia të vihet në vend”, tha ambasadori./PrishtinaSot/