Dosja për policin e dyshuar për ngacmim seksual, zbulohen detaje se si komunikoi me të miturën

 

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj policit Art Dafota, si dhe ndaj tij ka paraqitur kërkesë, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Sinjali ka raportuar ekskluzivisht se Dafota po dyshohet për ngacmimin seksual të një vajze të mitur,

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se “ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet A.D., nga muaji Dhjetor i vitit 2023 e deri me dt.08.05.2024, në Gjakovë, e ngacmon seksualisht në vazhdimësi personin e dobët të dëmtuarën/e mitur, në formë të sjelljes së padëshiruar verbale dhe jo verbale të natyrës seksuale me qellim të cenimit të dinjitetit, në atë mënyre që pasi që i pandehuri dhe e dëmtuara/e mitur ishin njoftuar përmes rrjeteve sociale, i dërgon mesazhe të natyrës seksuale, me të cilat veprime të dëmtuarës ia cenon dinjitetin dhe tek e njëjta krijon një mjedis i cili objektivisht është frikësues, degradues dhe poshtërues.”

“Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale, ngacmim seksual në vazhdimësi nga neni 10 i Ligjit Nr.8/L-188 për Plotësimin dhe Ndryshimin e Kodit 06/L – 074 Penal të Republikës së Kosovës lidhur me nenin 183 par.4 lidhur me par.2, e lidhur me nenin 77 të KPRK-së.” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d