Dosja: Krimi me magji e mjekësi popullore, për çka dyshohet “Bio Mulaku”

 

 

Gjykata Themelore e Mitrovicës i ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit Nazmi Mulaku, “mjekut” që cili pretendonte se shëronte sëmundje të ndryshme. I njohur me nofkën “Bio Mulaku”, ai dyshohet për veprat penale “Mashtrimi“ dhe “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”.

Sipas të dhënave që vetë “Bio Mulaku” ka prezantuar në rrjete sociale, ai shëron sëmundje të panjohura nga mjekësia. “Dëgjimi i zërave, magjia e zezë, martesat..”, janë disa nga problemet që pretendonte se sheronte ‘mjeku’ popullor.

Gazeta Insajderi ka siguruar aktvendimin e gjykatës në të cilën thuhet se arsyeja e vazhdimit të paraburgimit për dy muaj është se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartcekura për të cilat kanë dëshmuar disa nga viktimat e dëmtuara nga “Bio Mulaku” dhe bashkëpunëtori i tij, Përparim Ibishin.

Gjykata ka listuar provat që posedon, në bazë të së cilave ka mbajtur edhe për dy muaj në paraburgim dy të dyshuarit.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, duke shqyrtuar provat në ketë çështje penale konsideron, se pa mëdyshje ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale me të cilat ngarkohen nga Prokuroria Themelore Mitrovicë, dhe kjo vërtetohet në bazë të provave dhe atë: Raporti fillestar i incidentit i Policisë së Kosovës, i datës 16.07.2024; kërkesa e Policisë së Kosovës për vëzhgim të fshehtë fotografik ose me video në vende private e datës 17.05.2024, raporti mbi zbatimin e urdhëresës e datës 26.06.2024, raporti mbi zbatimin e urdhëresës e datës 12.07.2024, raporti i këqyrjes së vendit të ngjarjes i datës 29.03.2024, foto albumi i bashkangjitur shkresave të lëndës i datës 06.07.2024, lista e dëshmive të gjetura në vendin e ngjarjes e datës 16.07.2024, Procesverbali i marrjes në pyetje për të dyshuarin Nazmi Mulaku, i datës 16.07.2024, vërtetimi mbi sekuestrimin e përkohshëm të sendeve i datës 16.07.2024, Procesverbali i marrjes në pyetje për të dyshuarin Përparim Ibishi, i datës 16.07.2024, Procesverbali për marrjen në pyetje për të dëshmitarin- të dëmtuarin J.N, i datës 16.07.2024, Procesverbali për marrjen në pyetje për të dëshmitarin- të dëmtuarin R.F, i datës 16.07.2024, Procesverbali për marrjen në pyetje për të dëshmitarin- të dëmtuarin S.S, i datës 16.07.2024, Procesverbali për marrjen në pyetje për të dëshmitarin- të dëmtuarin B.K, i datës 16.07.2024, Procesverbali për marrjen në pyetje për të dëshmitarin- të dëmtuarin N.B, i datës 16.07.2024, Procesverbali për marrjen në pyetje për të dëshmitarin- të dëmtuarin J.Xh, i datës 16.07.2024, Procesverbali për marrjen në pyetje për të dëshmitarin- të dëmtuarin R.H, i datës 16.07.2024, Procesverbali për marrjen në pyetje për të dëshmitarin- të dëmtuarin B.H, i datës 16.07.2024, Procesverbali për marrjen në pyetje për të dëshmitarin- të dëmtuarin B.V, i datës 16.07.2024, Procesverbali për marrjen në pyetje për të dëshmitarin Xh.K, i datës 16.07.2024, procesverbali mbi kontrollin e shtëpisë, banesës, lokaleve tjera dhe personave i datës 16.07.2024.”, thuhët në vendimin e gjykatës.

Në vendimin që posedon Insajderi po ashtu ceket se ndër arsyet e vazhdimit të paraburgimit është edhe rreziku nga ikja e “Bio Mulaku” pasi i pandehuri nuk jeton në Kosovë.

”…kërkesën për vazhdimin e masës së paraburgimit e arsyeton me faktin se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale, për të cilat edhe kanë filluar hetimet, dhe kjo në bazë të provave të ofruara nga prokuroria, e të cilat janë bashkangjitur shkresave të lëndës. Përveç kushtit bazik, për caktimin, respektivisht vazhdimin e masës së paraburgimit, prokurori i shtetit ka konsideruar se plotësohen edhe kushtet e veçanta të parapara me dispozitat ligjore nga neni 184 par. 1 nën par.1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 e 1.2.3 të KPPRK-së. Rrezikun e ikjes, apo kushtin nga pika 1.2.1, prokuroria e mbështet në faktin se i pandehuri Nazmi Mulaku nuk jeton në Kosovës, por jeton në Zvicër dhe vije në Kosovë vetëm për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme, sipas termineve të caktuara dhe marrë parasysh se lidhur me çështjen në fjalë ende është faza e hershme e hetimit, ekziston mundësia që nëse të pandehurit lihen në liri, të arratisen dhe rrjedhimisht ta pengojnë zhvillimin e procedurës penale”, thuhet në vendim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d