Dorëzohet peticioni për shkarkimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut

 

 

Anëtarët e grupit iniciues për shkarkimin e kryetarit të komunës së Mitrovicës së Veriut, sot ia kanë dorëzuar kryetarit të Kuvendit të Komunës peticionin me nënshkrime të mbledhura për këtë qëllim, konfirmohet për KoSSev.

Peticioni, siç e ka konfirmuar edhe vetë Nexhad Uglanini, i cili e ka pranuar, është dorëzuar në orën 13:00.

Ajo menjëherë është dërguar në adresa të tjera.

“Menjëherë, siç është paraparë me Udhëzimin Administrativ, kemi njoftuar Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, si dhe Komisionin Qendror Zgjedhor, se kemi pranuar një peticion nga grupi iniciues për shkarkimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut. Tani kemi tri ditë për ta dorëzuar dhe do ta përfundojmë brenda afatit ligjor”, ka thënë për KoSSev, kryetari i KK të Mitrovicës së Veriut, transmeton Paparaci.

Grupi iniciues ka mbledhur gjithsej 4148 nënshkrime.

Nënshkrimi i peticionit për shkarkimin e kryetarit të komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka nisur javën e kaluar, me më shumë se 20 ditë vonesë.

Mirëpo, për vetëm tre ditë janë mbledhur nënshkrime të mjaftueshme për procedurën e mëtutjeshme të zëvendësimit të kryetarit dhe ky numër ka qenë 3640 ose 20 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar nga kjo komunë.

Sot është afati i fundit që në Leposaviq dhe Zubin Potok të dorëzohen peticionet kryetarëve të komunat përkatëse, ndërsa për Zveçan, siç ka konfirmuar edhe më herët ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, është 27 janari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d