​Dorëzohen serbët, duan shkarkimin e kryetarëve të komunave veriore përmes peticionit

 

 

Serbët e veriut, të cilët nuk e kishin pranuar dikur mundësinë e Qeverisë së Kosovës për shkarkimin e kryetarëve të komunave veriore përmes peticionit, janë dorëzuar sot.

Ata kanë formuar grupet e tyre, përmes të cilave kanë paraqitur sot paradite kërkesat te kryesuesit e kuvendeve komunale në katër komunat e veriut të Kosovës, për shkarkimin e kryetarëve të këtyre komunave përmes peticionit.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, Nexhat Uglanin, ka bërë të ditur për se nuk ka pranuar një kërkesë të tillë.

“Nuk është e saktë. Ata nuk janë lajmëruat me kërkesë tek unë”, ka thënë shkurt Uglanin.

Kosovapress ka provuar të kontaktojë përmes telefonit me kryetarin e komunës në veri të Mitrovicës, Erden Atiq, por ai nuk është përgjigjur.

As kryetarët e tjerë në veri nuk janë përgjigjur në thirrje..

Ndërkaq, i kontaktuar nga KosovaPress, lideri i Iniciativës “Mbijetesa serbe”, Aleksandar Arsenijeviq, ka konfirmuar se grupe të caktuara të qytetarëve serbë kanë shkuar sot në komunat veriore për të dorëzuar kërkesat që përmes peticionit të shkarkojnë kryetarët e komunave, por siç tha ai, janë refuzuar, madje disa as nuk janë lejuar të hyjnë brenda objekteve.

Ai theksoi se kërkesën do ta dërgojnë edhe në KQZ. Sipas tij, kërkesat kanë përmbajtur pakënaqësitë e qytetarëve serbë në lidhje me punën e kryetarëve, por edhe faktin se janë emëruar pa vullnetin e popullatës shumicë të asaj pjese, andaj duan shkarkimin e tyre.

KosovaPress-i ka kontaktuar edhe me Valmir Elezi nga KQZ-ja, i cili ka konfirmuar kërkesat e grupeve të qytetarëve përmes email-it.

“Gatë ditës së sotme, në disa e-maila zyrtarë, kemi pranuar katër e-maile, tre prej të cilëve kanë të bashkëngjitur të plotësuar formularin për inicimin e kërkesës për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni. Në këtë fazë, mund t’iu them se këto shkresa do të trajtohen dhe do t’iu informojmë për këtë”, ka thënë Elezi./PrishtinaSot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d