Dorëhiqet nga Policia e Kosovës hetuesi i “Brezovicës”

 

 

Pas 23 viteve punë në Policinë e Kosovës, sot përfundimisht ka zhveshur uniformën e policisë për ta veshur atë të avokatit.

Mehdi Kozhani, ish-hetuesi i Krimeve të Rënda të Policisë së Kosovës, nga sot do ta ushtrojë profesionin e avokatit. Ai kishte hetuar edhe njërin nga rastet më të njohura të korrupsionit në Kosovë, atë të ‘Brezovicës’.

Kozhani ditë më parë kishte dhanë dorëheqje nga Policia e Kosovës, ndërsa sot ka treguar se ka filluar punën si avokat.

Në një prononcim Kozhani ka treguar se ka filluar punën në Policinë e Kosovës në vitin 2000.“Unë kam filluar punën Policinë e Kosovës në vitin 2000, nga viti 2005 kam punuar në Krime të Rënda, në vitin 2010 jam caktuar mbikëqyrës i hetimeve në atë sektor ku kam punuar deri para pak ditëve, kur kam dhanë dorëheqje”- tha Kozhani.

Kozhani ka theksuar gjithashtu se ka punuar me rastet më të mëdha që janë hetuar nga Departamenti i Krimeve të Rënda i Policisë së Kosovës.

“Ndër të tjera, kam punuar në rastin e njohur si Brezovica, rastin e fajdeve që ka pasuar nga Brezovica, kam punuar në rastet e veriut që kanë qenë më herët, kam pas raste ku janë arrestuar personat te nivelit të lartë në Kosovë, e gjithashtu në disa raste të vrasjes së policëve siç ka qenë rasti i Triumf Rizës”- tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d