Donjeta Sadiku mposhtet në meçin e dytë në Lojërat Olimpike Paris 2024

 

 

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, është mposhtur nga boksierja kolumbiane, Angie Paola Valdes Pana.

Ky ka qenë meçi i dytë i kosovares në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Përballja në kategorinë deri në 60 kilogramë ka përfunduar me vlerësimin e gjyqtarëve 30-27 në favor të kolumbianes. Sadiku ka pasur një paraqitje të mirë, por nuk ia ka arritur t’i bindë gjyqtarët për të marrë fitoren.

Megjithatë, ky rezultat nuk e zbeh paraqitjen e saj në meçin e parë, ku Sadiku kishte arritur të triumfojë ndaj boksieres nga Tajlanda, Thananya Somnuek.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d