Donacioni i Gjermanisë për FSK-në, Rohde: Një hap më afër Kosovës, kjo është një ndihmë për logjistikën

 

 

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ia dorëzoi ministrit kosovar të mbrojtjes, Ejup Maqedonci çelësat e 5 kamionëve që Gjermania ia dhuroi sot Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Rohde, në ceremoninë e pranim-dorëzimit të këtij donacioni në kazermën “Adem Jashari” tha se ky është “një hap më afër që ne po e bëjmë drejt Kosovës”.

“Jam shumë i kënaqur të jem sot në dhënien e këtij donacioni, të pesë kamionëve, financim nga Gjermania. Ky projekt ka filluar që nga viti 2022 me ministrin Mehaj dhe grupin përfaqësues. Kjo është një ndihmë për logjistikën, në fushën e transportit në përgjithësi”, tha ambasadori gjerman.

“Ka pasur edhe 10 kamionë. Dhe tani kemi gjithsej 15 kamionë”, shtoi Rohde.

Ambasadori i Gjermanisë i dëshiroi ministrit Maqedonci edhe shumë lajme tjera të mira në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

“Faleminderit zoti ministër dhe ju dëshiroj edhe shumë lajme të tjera të mira në këtë drejtim”, tha Rohde në fund të fjalës së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d