Dogana zbulon kontrabandë në barnatoren bujqësore në Ferizaj, iu gjetën barna ilegale nga Serbia

 

 

Zbulohet edhe një rastë i kundervajtjes doganore. Njësia e TASK FORC-ës -Lindje ( e përberë nga Dogana e Kosovës dhe Policia) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale.

“Pas pranimit të informatave për posedim te mallrave të kontrabanduara është kontrolluar subjekti (barnatore bujqësore) afarist në Ferizaj.

Gjatë kontrollit të subjektit janë gjetur produkte të ndryshme ,pa dokumentacion përkatës,të cilat ishin me origjinë nga Serbia ku të njëjtat dyshohet se jan kontrabanduar nga Serbia rrugëve ilegale”, thuhet në njoftimin e Doganës.

sipas njoftimit, vlera e mallrave të sekuestruar sipas vlerës së tregut është rreth 3.500.00 euro. Mallrat janë sekuestruar dhe derguar në terminalin doganore për procedura të mëtutjeshme. Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e doganes së Kosovës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d