Njësitë e doganës, duke u bazuar në profilin e analizës së riskut, kanë selektuar për kontroll detal një dërgese e cila ka rezultuar me gjetjen e mallrave te padeklaruara.
Gjatë kontrollit të dërgesës, zyrtarët kanë hasur në mallra të padeklaruara si pjesë për automjete, ambalazhe nga PVC për paketim, çaj për dobësim, mallra me marka të mbrojtura e të tjera. Me ketë rast është shkaktuar kundërvajtje doganore në bazë të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës (KDAK), si dhe është ngritur kundërvajtje doganore për mosdeklarim të saktë të mallrave.
Rasti gjithashtu është proceduar tutje për shkelje të Ligjit për masat doganore për mbrojtën e të drejtës për pronësi intelektuale.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër veprimtarive të paligjshme dhe kontrabandës, duke siguruar integritetin dhe sigurinë e tregut tonë.