Do jetë ndeshje e fortë, ky është formacioni i mundshëm i Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushë mbrëmjen e sotme për të luajtur sfidën e vlefshme për raundin e dytë të Nations League. Ndeshja që do të zhvillohet në “Air Albania”, do të startojë në orën 20:45.

Trajneri Sylvinho nuk pritet që të ndryshojë shumë gjëra nga ndeshja me Ukrainën përsa i përket formacionit startues. Megjithatë, në mendjen e trajnerit brazilian është vetëm një mëdyshje, e cila ka krijuar një lloji balotazhi.

Hysaj apo Balliu? Kjo është dilema e vetme që ka Sylvinho përsa i përket krahut të djathtë të mbrojtjes. Ndërsa pjesa e tjetër e ekipit nuk pritet që të ndryshojë.

FORMACIONI I MUNDSHËM:

SHQIPËRIA: Strakosha: Hysaj/Balliu – Ismajli – Kumbulla – Mitaj: Ramadani – Asllani – Laçi: Bajrami – Asani – Manaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d