“Do ekspozohen armë që s’janë parë”- Ministri Maqedonci jep detaje për parakalimin e ushtrisë për 25 vjetorin e çlirimit

 

 

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka paralajmëruar se nesër në parakalimin e njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, për nder të 25-vjetorit të çlirimit, do të ekspozohen sisteme armatimi që deri më tash nuk janë parë nga publiku.

Maqedonci tha se këtë herë do të ketë numër jashtëzakonisht të madh të pjesëtarëve të FSK’së që do të parakalojnë në shesh në Prishtinë.

“Do të parakalojnë në sheshin e Prishtinës njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, bashkë edhe me ato të Policisë së Kosovës. Për herë të parë do të kemi një numër jashtëzakonisht të madh të pjesëtarëve që do të jenë pjesë e kuadrateve të FSK’së që do të marshojnë në sheshin e Prishtinës dhe kjo bëhet për arsye se jemi duke festuar 25-vjetorin e çlirimit të vendit, vendosjes së paqes në Kosovë. Në këtë aspekt, përvveç prezantimit të pjesëtarëve, kuadrateve, do të kenë gjithashtu këto kuadrate dhe këta pjesëtarë edhe sisteme të armatimit kryesisht individuale që mund të mos jenë parë nga publiku deri tash”, ka deklaruar Maqedonci në një intervistë në Klan Kosova.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d