“Djali ia preu kokën nënës”,”Burri pagoi vrasjen e gruas” – Vrasjet e katër grave që tronditën Kosovën

 

 

“Djali ia preu kokën nënës së tij, një grua u vra në prezencë të fëmijëve”, këto ishin disa nga titujt që tronditen popullin përgjatë vitit 2023. Një vrasje mizore tronditi Kosovën në fund të këtij viti. Liridona Ademaj 33 vjeçare u gjet e vrarë në veturën e saj në Prishtinë. Kjo vrasje e çoi në katër numrin e grave të vrara këtë vit në Kosovë, sipas raportimeve të policisë.

Rrethanat e vrasjes së saj na tronditën edhe më shumë pasi që Policia e Prokuroria hetuan se vrasja e Liridonës u bë me urdhër të bashkëshortit të saj Naim Murselit në bashkëpunim me tre persona të tjerë të cilët janë arrestuar nga organet e rendit.

Fillimisht, bashkëshorti i saj Naim Murseli kishte raportuar në polici se ajo u vra nga grabitësit pasi që i kishin dal në pritë dhe e kanë qëlluar me armë zjarri, por me pas e vërteta doli në shesh falë intervenimit të shpejtë nga Policia e Kosovës.
Liridona ishte nënë e dy djemve, të cilët ishin prezent në ditën e vrasjes bashkë me ta edhe Naim Murseli.

Djali vret nënën në Pejë

Këtë vit, ndodhi edhe një prej vrasjeve më të rënda, ai në Pejë ku djali ia preu kokën nënës së tij.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Urim Hyseni, në shtëpinë e tij në Pejë, ka privuar nga jeta në mënyrë mizore nënën e tij, viktimën H.H.

Aktakuza thotë se pas një mosmarrëveshjeje në mes të akuzuarit dhe viktimës, për motive ende të panjohura, derisa gjendeshin në shtëpi, i akuzuari në mënyrë mizore kryen vrasjen e viktimës.

Rasti ende po hetohet.

Lipjan- Burri vrau gruan, djalin dhe pastaj vetën

Edhe një grua tjetër u vra në Lipjan këtë vit. Vrasje e trefishtë kishte ndodhur në fshatin Rufc të Lipjanit. Bashkëshorti, Abedin Bekteshi ka vrarë gruan dhe djalin e tij, dhe pastaj ka kryer vetëvrasje.

Vrasja e argjentinases në Kosovë

Në  muajin gushti, një shtetase argjentinase, që kishte ardhur në Kosovë së bashku me të dashurin, ishte mes viktimave.

Ky i fundit dyshohet se e kishte hedhur nga një ndërtesë në Fushë Kosovë, e viktima nuk kishte mundur t’u mbijetonte plagëve. Rasti ende është nën hetim.

55 gra të vrara në 13 vjet

Nga viti 2010 deri në nëntorin e vitit 2023, në Kosovë janë vrarë 55 gra. Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në disa raste, kanë fajësuar autoritetet për dështim në mbrojtjen e grave të rrezikuara nga dhuna. Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d