Dita e Çlirimit, këta janë mysafirët që kanë arritur në Kosovë – mes tyre Walker, Mesic e Kouchner

 

 

Kosova të mërkurën shënon 25-vjetorin e Ditës së Lirisë apo Çlirimit të Kosovës, kur trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë pas fushatës ajrore të Aleancës së Veri-Atlantikut kundër caqeve ushtarake e policore serbe në Kosovë dhe Serbi. Në prag të kësaj dite janë organizuar aktivitete të shumta, teksa kanë ardhur edhe shumë miq e aleatë të Kosovës ndër vite.

Sinjali ka mësuar emrat e disa prej mysafirëve që kanë zbarkuar në Kosovë dhe janë vendosur qysh mbrëmë në një nga hotelet në kryeqytet.

Në mesin e tyre është edhe Tony Blair, i cili tashmë ka zhvilluar takim me presidenten Vjosa Osmani, do t’i adresohet Kuvendit, e pasdite takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Lista me emrat:

Tony Blair
William Walker
Bajram Begaj
Stjepan Mesic
Lindita Nikolla
Bernard Kouchner
Noora Mohamed Helal alKaabi
Daysi Nelly Hernardez
Sara Pantuliano
George Robertson
Micheline Calmy-Rey
Sumantra Chakrabati

Ndryshe, fushata bombarduese e NATO-s, që zgjati 78 ditë, përfundoi më 10 qershor 1999, pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), me kapitullimin e Serbisë dhe tërheqjen e forcave të saj nga Kosova.

Tërheqja e plotë e trupave serbe përfundoi më 20 qershor 1999.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d