Disa qytetarë bllokohen në njërën nga lojërat në “Prishtina Park”, intervenojnë zjarrfikësit

 

 

Parku i lodrave “Prishtina Park”, i  hapur vetëm pak ditë më parë ka shfaqur menjëherë defekte të sigurisë.

Disa qytetarë kanë mbetur të bllokuar sonte  në njërën nga lojërat në ‘Prishtina Park’.nSiç është raportuar aty është bllokuar rrotulluesja, duke shkaktuar panik dhe frikë tek qytetarët e pranishëm

Në pamjet e publikuara shihen edhe policia , zjarrfikësit dhe ambulanca në vendin e ngjarjes.

Nga Policia e Kosovës ende nuk janë dhënë detaje nëse ka persona të lënduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d