Një tufë qenë endacakë janë parë brenda një lokali që thuhet se ka qenë në Rrugën B në Prishtinë, shkruan Prishtina Sot.
Në videon e publikuar nga Vrojtuesit e lagjes në Facebook, shihet një situatë kaotike që është krijuar nga ta, ku përplasin karriget dhe tavolinat brenda lokalit.
“Kryetar Perparim Rama, mendoj qe situata është shqetësuese tash e një kohë dhe duhet të ndërmerren masa. Ku janë premtimet dhe strategjitë për strehimoret? Rruga B”, thuhet në postimin e bërë.