Dilemat e ngritura rreth gjykimit në mungese për rastin “Banjska” – Avokati shpjegon procedurën

 

 

Dilemave të ngritura së fundmi rreth gjykimit në mungesë për rastin Banjska, avokati Ardian Bajraktari i kishte sqaruar në muajin prill të këtij viti.

Ai ne një shkrim në rrjetin social Facebook kishte sqaruar se si mund të zhvillohet gjykimi në mungesë, duke theksuar se për këtë gjë duhet të përfshihet edhe vrasja e rende për çka kishte thënë se plotësohen kushtet për tu përfshirë në aktakuze edhe kjo vepër.

Postimi i plotë i tij:

Dje, në disa media qarkulluan lajme për pamundësinë e gjykimit në mungesë të sulmit terrorist të 24 shtatorit në Bajskë, rrethanat e rastit dhe ligjet e thonë ndryshe, pavarësisht kualifikimit aktual.

Sulmi i Bajskës, përveç sulm terrorist, dhe me përmasa të agresionit, në këtë sulm është privuar nga jeta një person zyrtar gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, rreshteri i Policisë, Heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Pashmangshëm kemi të bëjmë edhe me veprën penale vrasje e rëndë, nga neni 173, paragrafi 1, nën paragrafi 1.9, ngase rrethanë e cila e përcakton një vrasje si vrasje të rëndë është nëse privon nga jeta personin zyrtar gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose në lidhje me detyrën zyrtare, andaj duhet ri-kualifikim dhe përfshirje edhe të veprës penale vrasje e rëndë në bashkëkryerje.

Me këtë rast, duke qenë prezente këto elemente, atëherë me automatizëm hyn në kategorinë e veprave penale të cilat sipas nenit 104, të Kodit penal nuk parashkruhen/vjeterësohen, ku paragrafi 2, i këtij neni thekson se vepra penale e vrasjes së rëndë nuk parashkruhet.

Kurse gjykimi në mungesë, sipas nenit 303, paragrafi 7, ku përcaktohet se për veprat  penale të përcaktuara në nenin 104, të Kodit Penal (ku hyn edhe vrasja e rëndë), gjykimi në mungesë mund të mbahet edhe pa u plotësuar kriteret ligjore për praninë e të akuzuarit në shqyrtimin fillestar, apo shqyrtimin kryesor, me kusht që gjykata të bindet se janë bërë përpjekje të arsyeshme për ta njoftuar të akuzuarin për shqyrtimin giyqësor dhe për ta siguruar praninë e tij. Në këto rast, i akuzuari përfaqësohet nga mbrojtësi gjatë gjithë procedurës penale.

Pra, në sulmin e 24 shtatorit, ndër vepra të tjera, është kryer edhe vrasje e rëndë, për të cilën mundësohet gjykimi në mungesë, me plotësimin e kushteve ligjore, edhe pa prezencën e të akuzuarit në shqyrtimin fillestar, apo shqyrtimin kryesor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d