Një zjarr i madh ka shpërthyer në një objekt në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
Objekti i përfshirë nga zjarri është kompania e pajisjeve mjekësore Koslabor Sh.P.K..
Këtë për Paparacin e ka bërë të ditur Flora Ahmeti, zyrtare për media në Policinë Rajonale në Prishtinë.
“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën Prishtinë -Ferizaj. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha Ahmeti.