Digjen dy kamionë në Mitrovicë të Veriut, Elshani:Zjarri ishte i qëllimshëm

Dy kamionë janë djegur në orët e para të ditës së sotme në Mitrovicë të Veriut, ndërsa nga zjarri është dëmtuar edhe një veturë udhëtarësh.

Lajmin për RTK-në e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut.

Ndër të tjera, Elshani ka bërë me dije se zjarri ka qenë i qëllimshëm, kurse nuk ka të dyshuar dhe se hetimet janë duke u zhvilluar.

Ai tha se pronarët e kamionëve janë shqiptarë, ndërsa automjeti i dëmtuar është në pronësi të një serbi. Ai i ka hedhur poshtë pretendimet se ky rast të jetë për motive etnike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d