Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua është dhunuar seksualisht nga një burrë në Malishevë. Rasti ka ndodhur të shtunën.
Sipas policisë, i dyshuari dhe viktima dyshohet të jenë me probleme psikike, shkruan Gazeta Prishtina Sot.
“Malishevë / 16.03.2024-NN. Viktima femër kosovare ka raportuar se është dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari dhe viktima dyshohet se janë me probleme psikike”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. /Prishtina Sot/