Dhunimi i 23 vjeçares nga Shqipëria në Pejë, arrestohen dy persona

 

 

Një vajzë 23 vjeçare, shtetase e Shqipërisë, me probleme mendore dyshohet se u dhunua dje në Pejë. Për këtë, janë arrestuar dy persona. Arrestimin e tyre për Insajderin e ka konfirmuar Shkodran Nikqi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.

“Si rezultat i një pune intenzive hetimore policia ka identifikuar dy të dyshuar për rastin e djeshëm”, ka thënë ai shkurtimisht për mediumin.

Gjatë ditës së djeshme, Nikqi njoftoi se pas ekzaminimeve mjekësore të viktimës, është bërë e ditur se e njëjta është dhunuar.

“Pas veprimeve hetimore dhe ekzaminimit mjekësor të viktimës, dyshohet se është dhunuar. Për këtë çështje janë autorizuar nga Prokurori i Shtetit, Policia e Kosovës për të ndërmarrë veprime hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personit apo personave të dyshuar, që e kanë kryer këtë vepër penale”, u shpreh ai. /Prishtina Sot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d