Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.
Kështu ka ndodhur mbrëmë në një familje në Pejë, ku një grua u sulmua fizikisht nga bashkëshorti i saj.
Gazeta mëson se ishte djali i tyre i mitur i cili tentoi që t’i njoftojë familjarët për dhunën ndaj nënës së tij, të cilën e gjeti të gjakosur.
Për pasojë, viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.
Ndaj të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor nën dyshimin për veprën penale “Dhunë në familje”.