“Dhëndri i Kosovës” merr lajmin e keq pas shkëlqimit në Champions

 

Shkëlqimi në Ligën e Kampionëve duket se i kushtoi shtrenjtë Karim Adeyemit. Sulmuesi i Dortmundit do të mbetet jashtë fushave të blerta për të paktën katër javë, pas lëndimit që pësoi në ndeshjen ndaj Celtic në Ligën e Kampionëve.

22-vjeçari gjerman shkëlqeu në ndeshjen e fundit duke shënuar tre gola.

Adeyemi kërkoi zëvendësim pas fillimit të pjesës së dytë pasi që ndjente dhimbje në pjesën e pasme të kofshës së djathë.

Pas ndeshjes ai kishte deklaruar se nuk ndjen dhimbje dhe se shpreson se nuk është asgjë serioze, por ekzaminimet kanë treguar ndryshe.

Në dy sezonet e fundit ai humbi gjithsej 25 ndeshje, duke e bërë këtë lëndim, lëndimin e tij të shtatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d