Dha 30 mijë euro dorëzani dhe tentoi të largohet nga Kosova, caktohet masa e paraburgimit ndaj Nedeljkoviq

 

 

Pa u bërë as një javë pasi u ndalua, Sinisa Nedeljkoviq, i dyshuari për prodhim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje, ndaj të cilit ishte aktive masa e dorëzanisë në vlerë 30 mijë euro, tentoi ta lëshojë Kosovën. Por, ai u kap nga Policia Kufitare dhe u ndalua me urdhër të prokurorit, ndërsa dje ka dalë para Gjykatës.

Me aktvendim të gjykatës, është hequr masa e dorëzanisë dhe është caktuar që vlera e mjeteve të derdhet në Fondin për Kompensimin e Viktimave.

Siç merr vesh Sinjali, gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij, në kohëzgjatje prej një muaji.

Ndryshe, Nedeljkoviq u ndalua nga Policia në pikën kufitare në Jarinje, pasi tentoi ta kalojë kufirin, për në drejtim të Serbisë.

Më 17 shtator, Gjykata fillimisht e kishte refuzuar kërkesën Prokurorisë Speciale për paraburgim dhe si masë për ta siguruar prezencën e tij në procedurë penale i kishte shqiptuar masën e dorëzanisë në vlerë 30 mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d