Detajet për rastin që përfundoi tragjikisht në familjen Kokollari: I ndjeri u kap me gruan, djali ndërhyri dhe u rrah me të

 

 

Konflikti në familjen Kokollari në Shtime që ndodhi mbrëmjen e 19 majit ka përfunduar me fatalitet. Si pasojë e rrahjes mes dy anëtarëve të familjes, djalit dhe babait, ky i fundit nuk ka arritur të mbijetojë. Pas trajtimit për disa javë, ai vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Pasi Policia mori informacionin mëngjesin e së shtunës se Dema Kokollari ka humbur jetën në Klinikën Intensive, rasti mori kthesë tjetër dhe djali i tij u arrestua sërish.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, teksa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është riintervistuar.

Gazeta ka mësuar se i dyshuari që u ndalua lidhur me rastin është Shpend Kokollari.

Ai është intervistuar, ku ka deklaruar se qëndron pas deklaratës që ka dhënë ditën kritike ku ka ndodhur rasti dhe më pas me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Incidenti në familjen Kokollari që përfundoi tragjikisht

Siç merr vesh Sinjali, në dosjen e Prokurorisë për këtë rast thuhet se fillimisht Dema Kokollari, tashmë i ndjerë ishte kapur me bashkëshorten e tij.Debati verbal mes çiftit në orët e mbrëmjes të 19 majit eskaloi edhe më shumë dhe viktima dyshohej se e kishte kërcënuar gruan se do ta pësojë keq.E njëjta, sipas burimeve brenda Prokurorisë, ka kërkuar ndihmën e djalit të saj, i cili pasi ka arritur në dhomë, ka ndërhyrë, duke e larguar nënën e tij nga babai.

Por, asgjë nuk kishte mbaruar këtu, pasi babë e bir u përleshën mes vete, ashtu që Dema i ndjerë dyshohet se kishte goditur djalin me tavolinë, e më pas ky i fundit e kishte shtyrë derisa ai rrëzohet dhe e humb vetëdijen.

Ka qenë djali, tashmë i dyshuari, Shpendi, i cili kishte kërkuar ndihmën e Policisë, duke e raportuar rastin.

Palët atë ditë janë dërguar për trajtim mjekësor e më pas kanë dhënë deklaratat e tyre para hetuesve policorë, ku kanë dëshmuar për atë që ka ndodhur.

I ndjeri ishte dërguar më pas në QKUK për trajtim mjekësor, por që nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve.

Ndryshe, brenda afatit ligjor pritet të ushtrohet edhe kërkesa për masën e sigurisë ndaj të dyshuarit.

Gazeta do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d